Enis Çokaj mund të largohet nga Panathinajkosi në këtë merkato dimërore. Mesfushori nga Kopiku numëron vetëm pak minuta në këtë sezon, prandaj mundësia për një largim nga Athina mbetet e mundshme.

Interesimi për të nuk mungon. 24-vjeçari është një nga objektivat e Hajdukut të Splitit. Klubi që udhëheq momentalisht kampionatin kroat ka nisur negociatat për transferimin e Çokajt.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, në të cilin ka luajtur për të paktën 3 sezone në rradhë e Lokomotivës së Zagrebit. Ai ka qene edhe pjese e kombetares shqiptare por mosaktivizimi me Panathinaikos i ka kushtuar shume.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fatih Terimi, ikonë e futbollit turk, do të ketë të tjera plane për Çokajn. Merkatoja e janarit kësisoj pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon futbollistit koplikas./SHKODRA-SPORT.COM/