Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit, Sabah Bizi u nda nga jeta ditën e sotme. Ngushëllimet kanë qenë të shumta për legjendën e futbollit, ku nuk kanë munguar dhe mesazhet nga politika.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale një ngushëllim për shkodranin Bizi.
Meta e konsideron “Nderin e Kombit”, një talent të papërsëritshëm në historinë e futbollit tonë.
Legjenda shkodrane për figurën politike është një emër i madh i fushës së blertë i përmasava përtej vendit tonë.