Jude Bellinhgam është një nga lojtarët kyç te Real Madrid. Anglezi me golat dhe asistet e tij ka arritur të ndihmojë madrilenët për të arritur rezultatet pozitive.
Mesfushori ka folur me mjaft elozhe për një nga lojtarët e “Los Blancos”. Bellingham nuk ka nguruar aspak teksa ka cilsuar Rodrygo si lojtarin më të talentuar që Reali ka në ekip. Diçka e tillë ka surprizuar tifozët.
“Rodrygo është shumë i nënvlerësuar. Për mua ai është lojtari më i talentuar në ekip.
Ajo që ai mund të bëjë me topin… Unë e shoh dhe mendoj ‘si e bën këtë?’ Nëse do të provoja, do të ndrydhja kyçin e këmbës. Është një kënaqësi të luaj me të. Mendoj se ai është ai që sakrifikon më shumë.
Të gjithë e dimë se pozicioni i tij i preferuar është nga e majta. Ai bën shumë për ekipin nga e djathta, edhe pse nuk është pozicioni i tij i preferuar. Nuk ankohet kurrë”, ka përfunduar anglezi në deklaratën e tij.