Mario Mitaj hyri në fushë disa minuta në ndeshjen që Shqipëria fitoi 0-2 me San Marinon në transfertë. Mëngjarashi i mbrojtjes ka bërë performanca të mira me AEK-un e Athinës, me Edy Rejan që e grumbulloi me ekipin A të Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.

Disa minuta në fushë bënë që ai të debutonte me kuqezinjtë në moshën 17 vjeç e 237 ditë, duke vendosur rekordin për debutuesin më të ri me fanellën kuqezi.

Tanimë djaloshi me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe, Mitaj, bëhet shqiptari më I ri që ka veshur fanellën e Kombëtares, duke tërhequr vëmendjen e medieve greke.

Lojtarit iu ofrua edhe fanella e Greqisë, me 17 vjeçarin që ka qenë I bindur për zgjedhjen. Mitaj bëhet kështu lojtari i parë i huaj më I ri për AEK që vesh fanellën e një Kombëtareje, ndërsa i katërti më i ri nëse marrin edhe lojtarët e kombëtares së Greqisë.