Një jetë e kushtuar Bajern Mynih, megjithatë në fund edhe mund të mos mjaftojë nëse nuk ndihesh i lumtur. Kjo është situata e David Alaba, austriakut që është pjesë e bavarezëve prej vitit 2009 dhe prej vitit 2010 pjesë e ekipit të parë.

Mbrojtësi është një lider i skuadrës, por kjo nuk i ka mjaftuar që në fushë të zejë pozicionin e preferuar. Së fundmi, Alaba është përdorur në rolin e mesfushorit dhe jo në korsinë e majtë të mbrojtjes i cili është edhe roli i tij natyral.

Në këtë formë, 27-vjeçari nuk ndihet më i lumtur në Mynh dhe tashmë mendon t’i japë lamtumirën rekordmenëve gjermanë në fundin e këtij sezoni.

Sa i përket ofertave, ato nuk i mungojnë teksa Barcelona dhe Real Madrid e kanë në shënjestër. Kështu, stafi drejtues i Bajern Mynih është i paralajmëruar dhe nëse futbollisti mbetet i palumtur, atëherë bavarezët mund të humbasin një element thelbësor. /VipSport/