Pamje të frikshme dhe të pabesueshme ato që vijnë nga Turqia, nga një ndeshje e kategorisë së dytë të futbollit.

Në sfidën mes Sakaryaspor dhe Amedspor, lojtari i kësaj të fundit, Mansur Calar, ka zbritur në fushë me një brisk në dorë dhe ka lënduar disa prej kundërshtarëve në pjesë të ndryshme të trupit.

Pamjet janë transmetuar nga televizionet turke dhe kanë bërë xhiron e botës. Pritet që lojtari të marrë një ndëshkim shembullor nga autoritetet e futbollit.