Futbollisti francez i Francës, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai i tha gjykatës se trupi i tij nuk funksionon më si dikur, ndaj iu desh të tërhiqej nga futbolli.
Sipas futbollistit të Stade Laval, skuadër që luan në kategorinë e dytë të Francës, vaksinat kundër Covid-19 janë përgjegjëse për efektet anësore që e detyruan të mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare.
Periudha midis 2021 dhe 2022, ajo në të cilën Tamuzo mori tre doza të vaksinës, përkon me disa dëmtime të pësuar, fillimisht në gju, më pas dy dëmtime të tendinit.
“Do të doja të kuptoja pse trupi im ka pushuar së funksionuari normalisht, nuk mund të eci më, vrapimi më është bërë i pamundur. Kam dhimbje vetëm duke u ngjitur ose duke zbritur shkallët”, u shpreh futbollisti.Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe një herë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid-it.
Tamuzo nuk është i vetmi futbollist që ka këto dyshime. Një ngjarje që shqetësoi së fundmi Italinë, me vdekjen e 26-vjeçarit Matia Giani pas një sëmundjeje në fushë gjatë një ndeshjeje. Megjithatë, hetimet duket se fokusohen mbi të gjitha tek vonesa e ambulancës.