Në ditët e fundit të vitit nuk mungojnë incidentet me fishekzjarrët. Një ndër ta është edhe Lukas Viatri, sulmuesi i cili luan te skuadra e Penarol, ka mbetur i plagosur pasi i ka shpërthyer një fishekzjarr. Incidenti ka ndodhur në festat e fundvitit në Brazil, teksa futbollisti ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë si dhe në duar. Gazetari uruguaian Roberto Moar, ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, disa foto pas incidentit të futbollistit.
Dëmtimet në sy kanë bërë që periudha që do të qëndrojë jashtë fushave dt jetë e gjatë, rreth 2 muaj. Kujtojmë që në të kaluarën, ai është përfolur edhe për një transferim të mundshëm te Juventusi në Seria A. /vipsport.al/