Merkato është një pjesë e vitit futbollistik ku futbollistë të ndryshëm lëvizin nga një skuadër tek tjetër. Një kalim nga Italia në Portugali ka bërë së fundmi Elmando Gjini. Për shumëkënd i panjohur, djaloshi është me origjinë nga Shkodra, por i rritur futbollistikisht në Suedi dhe Itali.
Tashmë ai do jetë pjesë e klubit Amora në Portugali. Gjini që karrierën e tij e ka nisur tek Bjormma në Suedi, kaloi më pas tek Bologna në Itali ndërsa dy edicionet e fundit është aktivizuar tek Genoa.
Por tek primavera e kuqebluve, duke mos pasur mundësinë të kalojë në ekipin e parë. Në moshën 19-vjeçare, shtatlarti tashmë do provojë aventurën e parë si profesionist.
Gjini aktivizohet si mesfushor para mbrojtjes dhe si qendër mbrojtës. Cilësitë fizike janë të mahnitshme për 19-vjeçarin, që gjithashtu gëzon edhe një teknikë të mirë. Tashmë pas aventurave në Suedi dhr Itali, djaloshi do provojë veten në Portugali, për të bërë emër në futbollin e madh europian.
Endri ÇINARI