Futbollisti me origjine nga Shkodra- Richard Ferizaj, pas pak ditesh do te jete per prove tek ekipi i njohur kroat Dinamo Zagreb. Lajmi behet i ditur nga familjaret e tij dhe sigurisht qe ky testim do te jete nje mundesi e mire per te treguar vlerat e tij.
Kujtojme qe Ferizaj eshte vetem 16 vjeç megjithate ai luan me nje ekip te rriturish ne Irlande, vend ku dhe ka lindur. Behet fjale per Bray Wanderers qe militon ne ligen e pare te ketij vendi. Madje duhet thene se Richardi vetem pak dite me pare hyri ne historine e ketij klubi.
Kjo sepse shenoi te parin gol me fanellen e kesaj skuadre duke u bere futbollisti me moshen me te qe shenon gol ne historine e ketij klubi, vetem 16 vjeç, një muaj dhe 30 ditë.
Ai luan si mesfushor- sulmues dhe konsiderohet nje element me shume te ardhme. Aktualisht eshte edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Irlandes. Tek Dinamo Zagreb do te provoje te binde drejtuesit e Akademise dhe te klubit per vlerat e tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe shume shpejt ai te sistemohet ne Kroaci.
Por duhet thene se perpos Dinamos se Zagrebit, gazeta “Shkodra Sport” meson se jane edhe disa klube te tjera angleze dhe italiane qe kane shfaqur interes per Richard Ferizaj dhe gjate veres ai mund te testohet edhe aty.