Merkato e verës patjetër që sjell lëvizje për shumë nga futbollistët anë e mbanë Europës. Një prej tyre është edhe Elsamed Ramaj. Futbollisti me origjinë nga Kopliku, i cili është zhvilluar tek akademia Vllaznia deri në moshën 15-16 vjeçare tashmë do jetë pjesë e futbollit hollandez.

Mëngjërashi në sezonin e ri do jetë pjesë e skuadrës së njohur të Rodas. Ekip që militon në ligën e dytë të futbollit hollandez. Duket se verdhezinjtë kanë arritur ta bindin futbollistin 26-vjeçar që të jetë pjesë e tyre për këtë sezon. Ramaj, i cili aktivizohet në linjën e majtë të fushës është një futbollist që mbulon disa role.

Karrierën e tij si profesionist ai e ka zhvilluar të gjithën në Gjermani. Ku u transferua pas largimit nga Shkodra para shumë vitesh.

Ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave të njohura në Gjermani si: Hansa Rostock, Lubeck, Offenbach apo edhe Alemania Achen. Tashmë kjo aventurë për të do jetë e para jashtë Gjermanisë në karrierën e tij sportive.
Endri ÇINARI