Jo më kot është vlerësuar si “Futbollistja më e mirë e vitit”. Megi Doçi ka shkëlqyer si në ndeshjet me Vllazninë ashtu edhe me ekipin kombëtar. Megjithatë vetë ajo është munduar të tregohet modeste, nuk e ndarë këtë sukses me të gjithë ata që e kanë ndihmuar të arrinte këtë gjë.

Për këtë arsye, ajo ka lëshuar një mori falenderimesh për të gjithë, duke filluar nga familja, shoqet e ekipit, stafin dhe mbi të gjitha ka bërë një falenderim të veçantë: Ka evidentuar nga të gjithë presidentin e ekipit të Vllaznisë Lazer Matija, i cili sipas saj, ka qenë mbështetja më e madhe për të dhe ka luajtur rolin kryesor që ajo të arrinte në këto nivele që është. Dhe në fakt kjo është mëse e vërtetë.

Doçi nuk është shkodrane, por ndjehet si e tillë. Ka ardhur në Shkodër në janar të vitit 2012 dhe nuk dihet se kur do të largohet prej aty.

Kjo meritë e padiskutueshme e presidentit Matija që ka ditur ta motivojë por edhe ta promovojë ashtu si duhet sepse kemi të bëjmë me lojtaren më të talentuar të futbollit të femrave në gjithë këto vite. Jo më kot, është edhe golashënuesja më e mirë në këtë futboll deri më tani teksa ka shënuar mbi 300 gola.
© shkodrasport.com