Transferimi i Megi Doçit ne janar te ketij viti tek Gallatasaraj dhe paraqitjet e saj shume te mira me kete skuader duke e ndihmuar qe te shpallet edhe kampione e Turqise per here te pare ne historine e saj, u ka hapur rrugen edhe futbollisteve te tjera te kampionatit shqiptar per t’u tranferuar ne kete kampionat.
Rrugen e saj e ka ndjekur edhe sulmuesja Valentina Troka, nderkohe qe se fundi, drejt Turqise ka levizur edhe nje futbolliste shkodrane. Behet fjale per Armera Tukaj. Mbrojtesja qe sezonet e fundit ka qene pjese e ekipit te Apolonise, mesohet te kete firmosur per skuadren e Trabzonspor.
Kujtojme qe Tukaj eshte formuar si sportiste tek ekipi “AAS” ne Shkoder, me pas ka kaluar tek Apolonia, ku me paraqitjet e saj te mira, ka arritur qe te behet edhe pjese e kombetares shqiptare.
Nderkohe me kete transferim ne kampionatin turk padyshim qe synimet e saj jane per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale dhe Trabzonspori eshte nje mundesi e mire per te./www.shkodrasport.com/