Pasditen e sotme do te luhet ndeshja miqesore ne mes ekipeve kombetare te futbollit te femrave te Bosnje- Hecegovines dhe Shqiperise. Ne rradhet e kesaj te fundit, trajneri Vioresin Sinani ka grumbulluar nder te tjera edhe futbollisten shkodran Alma Hilaj e cila luan ne Serine A italiane me ekipin Florentia.

Padyshim qe aktivizimi ne kete ekip per 18 vjeçaren e rritur tek “Juban Danja” eshte maksimumi i arritjes se nje sportisteje shqiptare megjithate ajo ka shume deshire per te ecur me perpara.

Por jo vetem kaq. Vete klubi italian e ka vleresuar grumbullimin e futbollistes se tij ne kombetaren shqiptare per kete ndeshje dhe ne faqen e tij zyrtare, ka vene foton e Hilajt me fanellen kuqezi dhe poshte saj ka shkruar:

“Futbollistja bardhekuqe ne kombetare.
Alma Hilaj eshte e angazhuar sot ne miqesore me kombetaren shqiptare.
Bosnje Hercegovina- Shqiperia
ora 16.00”