Entuziazmi i tepruar mund të bëjë shaka të këqija.Një shembull për këtë vjen nga Skocia, me ndeshjen mes Motherwell dhe Celtic që ka rezultuar të jetë me të vërtetë e çmendur, me një fund shumë të tensionuar.

Kryesuesit e Celtic nuk e kanë pasur të lehtë në fushën e Motherwell. Në fakt, vetëm në fundin e ndeshjes miqtë kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin me Luis Plama-n që ka kaluar në avantazh ekipin e tij.

Ndeshje e mbyllur? Aspak duke parë se në minutën e 95-të ka ardhur barazimi i vendasve me Blari Spittal. Një gol që dukej se kishte fiksuar shifrat në 1-1.

Po dy minuta më vonë, në të 97-ën, Celtic ka gjetur golin e avantazhit dhe të fitores me O’Riley.
Ndërsa në fushë zhvillohej sfida me goditje dhe kundër goditje, në shkallët e stadiumit ka pasur një kaos të vërtetë.

Në momentin e barazimit të Motherwell-it, tifozët vendas kanë shpërthyer në festime duke u futur në fushën e lojës të bindur se kishin arritur të merrnin një barazim.

Është dashur pak kohë për të kthyer gjithçka në normalitet dhe për këtë arsye është kaluar nga 5 minuta shtesë në 9 dhe në minutën e 97-të ka ardhur befasia për Motherwell-in dhe tifozët vendas, me tifozët e Celtic që kanë zbritur në fushë këtë herë.

Nëse tifozët e Motherwell nuk do të ishin futur në fushën e lojës, humbja do të ishte shmangur.

https://twitter.com/sportbible/status/1708163468824641765?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708163468824641765%7Ctwgr%5E3fb75c375ce6e1c8f8dd5d85ea314cfc3c83b725%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Ffuten-ne-fushe-per-te-festuar-por-i-dhurojne-fitoren-kundershtarit-cfare-gafe-nga-tifozet%2F