Beselidhja gabon rende ne ndeshjen e rradhes per kampionat, duke barazuar 3-3 ndaj Terbunit brenda ne Lezhe dhe padyshim qe ky rezultat mbi te gjitha ka kenaqur Valbonen, rivalin kryesor te lezhjaneve.
Goli i shpejte i Vildan Kaçubeles ne minuten e 8-te tregoi se Terbuni kishte ardhur ne Lezhe me objektivin e qarte “per t’i prishur pune” Beselidhjes dhe kjo e gjeti ndoshta te papergatitur skuadren vendase e cila u mundua te reagonte, por me shume veshtire. Gjithsesi ia doli te barazonte ne ane te kapitenit Kledi Dibra.
Pjesa e pare pavaresisht perpjekjeve te vendasve per te shenuar nuk do te dhuronte gola te tjere dhe si rrjedhoje ajo u mbyll ne barazim 1-1. Nderkohe ne te dyten pritej nje Beselidhje agresive ne fushen e lojes, por ne fakt Terbuni nuk don t’ia dije dhe e shpreh hapur synimin e saj per te marre pike ne kete ndeshje.
Si rrjedhoje, ne minuten e 76-te do te kalonte serish ne avantazh me golin e shenuar nga sulmuesi Jurgen Gjini. Vendasit reagojne shpejt dhe serish arrijne te barazojne, kete here me ane te Ruben Danajt ne minuten e 80-te.
10 minutat e fundit dhe ato te shteses e gjeten te gjithe skuadren e Beselidhjes ne sulm, ne kerkim te golit te fitores, por ne fakt do te ishte Jurgen Gjini qe ne minuten e 94-te do te shenonte edhe golin e trete per Terbunin. Nderkohe qe ne minuten e 96-te Kledi Dibra do te shenonte te tretin per Beselidhjen dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat e barabarta 3-3.
Nje rezultat ky qe i prish shume pune Beselidhjes e cila tashme e sheh veten te rrezikuar seriozisht per te mbajtur vendin e pare te renditjes sepse Valbona eshte aty dhe ka perfituar shume nga barazimi i sotem i lezhjaneve ndaj Terbunit./www.shkodrasport.com/