Gjermania është detyruar të heqë një lojtar nga lista e skuadrës së Ligës së Kombeve – sepse ai tashmë luan për një vend tjetër. Julian Nagelsmann emëroi një skuadër prej 23 lojtarësh për ndeshjet kundër Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Hungarisë, me Die Manschaft që kërkon sigurojë vendin e saj në krye të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.

Por tifozët ishin shumë më të befasuar nga një emër tjetër i cili ishte përfshirë në listën fillestare të skuadrës – i cili në fakt nuk është gjerman.Dario Sits është një reprezentues i Letonisë dhe ka shënuar një gol në dy paraqitjet e tij duke qenë i rregullt në formacionin e të rinjve të vendit.

Por 20-vjeçari, i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën e nivelit të dytë holandez Helmond Sport nga Parma, ishte pjesë e një grafike të skuadrës në faqen zyrtare të DFB.

Grafiku madje tregonte Sits të veshur me fanellë të Gjermanisë së bashku me konfirmimin se ai ishte përzgjedhur. Grafiku u hoq me shpejtësi nga faqja e internetit, me DFB që fajësoi një gabim teknik në bazën e të dhënave të tyre.

Sits nuk ka luajtur kurrë për një klub gjerman, megjithëse luajti për skuadrën U21 të Letonisë kundër Gjermanisë – ku mund të jetë vendi ku DFB mblodhi të dhëna për sulmuesin.

Federata Letoneze e Futbollit dha një përgjigje humoristike për gabimin, duke shkruar: “Hej @DFB_Team, ne e vlerësojmë interesimin tuaj, por fluturimi i Dario Sits tashmë është rezervuar për në Riga”. Gjermania ka fituar tri dhe barazuar një nga katër ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve deri më sot, duke shënuar 10 gola. /Telegrafi/