Tashmë është gjithçka zyrtare. Realf Zhivanaj është larguar përfundimisht nga Tirana. Lajmin ka zyrtarizuar vetë mbrojtësi kampion nëpëmrjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ndihet falenderues për mundësinë e dhënë nga bardheblutë.!

“Disa ndjenja nuk mund të shpjegohen me fjalë. Faleminderit për gjithçka Tirana”, janë fjalët e përzgjedhura nga ish-lojtari bardheblu.

Kujtojmë se Zhivanaj u bë pjesë e kampionëve në vitin 2021 nga skuadra e Kastritotit, teksa nën urdhrat e Orges Shehi nuk mori minutat e dëshiruara, ndërsa tashmë është në kërkim të një ekipi të ri për pjesën tjetër të sezonit.

Ne fakt, ai e nisi mire kete sezon, por vendimtare per te ishte ndeshja e pare me Vllaznine fituar nga kjo e fundit 2-1. Ne ate ndeshje, Zhivanaj gaboi duke shkaktuar 11-metersh dhe me pas u ndeshkua me karton te kuq, çka e penalizoi shume skuadren e tij dhe si rrjedhoje stafi qe pas asaj ndeshje nuk ka luajtur me si titullar.

Kjo beri qe lojtari te mendonte largimin per te gjetur me shume hapesire ne ndonje skuader tjeter dhe nga sot ai eshte lojtar i lire, por me shume mundesi brenda pak ditesh do te zyrtarizohet tek skuadra e re./SHKODRA-SPORT.COM/