Mustafi, Mustafi dhe sërish…Mustafi! Tifozët e Arsenalit e kanë për zakon që çdo ndeshje të tallen me mbrojtësin shqiptar, për mungesën e aftësive të tij, duke pretenduar se nuk e meriton një fanellë me aq vlerë sa ajo e Arsenalit.
Por në ditën e sotme, reagimet kanë qënë të jashtëzakonshme në “Twitter”. Në atë humbje me rezultatin 2-3 ndaj Kristal Palase, Mustafi ka gabuar krejtësisht në mënyrë trashanike, duke i vendosur në pikëpyetje skuadrës pjesëmarrjen në “Champions League”. Zaha arriti të shënonte golin e dytë për miqtë, ndërsa dhurata ishte e gjitha e mbrojtësit shqiptar.
Ky i fundit nuk arriti të mbronte topin me trup, në një duel që ishte i thjeshtë në dukje, ndërsa Zaha përfitoj për të mposhtur edhe portierin. Padyshim që flitet për lojtarin shqiptar më të urryer të momentit në Angli, me tifozët e Arsenalit që kërkojnë largimin e menjëhershëm. /Shqiperia.ch/
Can we lock Mustafi in his house until the end of the season. https://t.co/2w9tacvZwf
— Michael Andrews (@Mike_J_Andrews) April 21, 2019