Kristiano Ronaldo ka treguar përsëri sot në kampionatin anglez se pavarësisht moshës, vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë para portës në futbollin botëror.

Ylli portugez shënoi 3 gola në suksesin 3-2 ndaj Noruiç, duke marrë për dore ekipin dhe e duke e kthyer në garën për L:igën e Kampioneve. Ky ishte tregolëshi i 60 në futbollin profesionist për sulmuesin portugez, i 50-ti në nivel klubesh,

Në ligat kryesore europiane për shekullin e 21-të, ai ka shënuar 39 herë tregolësha, ndërsa ndiqet nga afër vetëm nga Lionel Mesi me 36 të tillë. Më pas me radhe vijnë të shkëputur me 16 të tillë Robert Levandovski dhe Luis Suarez.

Goli i fundit i Ronaldos ishte me një goditje dënimi, duke u bërë i 58-ti në karrierën e tij që e shënon në këtë mënyrë. Ndërkaq, me tre golat e sotëm ai shkoi në kuotën e 15 golave në kampionat, por ka shënuar 5 të tillë edhe në Ligën e Kampioneve, duke kaluar shifrën e 20 golave në një edicion me klubin për të 16-tin vit radhazi, seri e nisur pikërisht me Mançester Junajtid në sezonin 2006-2007.