Manchester United nuk ka arritur të marrë tre pikë të plota ndaj Aston Villës.
‘Djajtë e Kuq’ kanë barazuar 2:2, pavarësisht se përmbysën avantazhin e mysafirëve.
Aston Villa kaloi e para në epërsi me golin e bukur nga Jack Grealish (11’), por një devijim i topit nga Rashford bëri që portieri Heaton (42’) të shënonte në portën e tij dhe 45 minutëshi i para të përfundonte baras.
Gjysma e dytë pa një United më të rrezikshëm, që e gjetën rrugën e rrjetës me Victor Lindelof (64’).
Festa e vendasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Tyrone Mings (66’) shënoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.
Skuadra e Solskjaer mban pozitën e 9 me 18 pikë, kurse Aston Villa në vendin e 15 me po aq pikë.