Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimi 0-0 që bardheblutë regjistruan në transfertë ndaj Laçit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi:

“Nuk mendoj që dështuam. Mendoj që bëmë një ndeshje pozitive, duke pasur parasysh shumë gjëra. U munduam ta fitonim ndeshjen dhe të bënim presionin. Në fazën mbrojtëse ishim mirë, kjo falë të gjithë skuadrës, jo vetëm një reparti.

Na mungoi 1 kundër 1. Lojtarët mund ta bëjnë. Terreni na i bëri të vështirë na ana psikologjike. Sulmuesit duhet të kishim marrë më shumë përsipër në 1 kundër 1 dhe do të kishim ndonjë rast me shumë.

Në 20 metrat e fundit në qoftë se do të ishim më të qartë, do të të ishim më të rrezikshëm. Shumë pak kohë kemi që po punojmë. Na duhet shumë punë. Jam i kënaqur nga shpirti i garës, luajtëm futboll në mënyrën e duhur. Bëmë futboll të mirë për ta fituar ndeshja. Duelet e fituara më bënë të ndihem mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Po nuk pati vazhdimësi, gjithçka shkon në zero.

Gabova në zëvendësimin e sulmuesit Bajroviç, mendova se lojtarët e stolit do të bënim gjithçka ndryshe.

Jam i kënaqur, do të isha i kënaqur edhe po të ndodhte diçka ndryshe. Është e rëndësishme që lojtarët të të kuptojnë dhe të të ndjekin”, u shpreh Shkëmbi.