Manchester City shiti Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenkon tek Arsenali në merkaton e verës. Në arkat e kampionëve të Anglisë përfunduan rreth 88 milionë euro, por nga operacioni i dyfishtë më i fituar ka dalë klubi londinez.
Dy lojtarët po shkëlqejnë në skuadrën e Mikel Artetës, që po dominon Premier League dhe pas fazës së parë kryeson me 50 pikë. Pep Guardiola u ndal te dy ish-lojtarët e tij në prononcimin përpara duelit ndaj Arsenalit.
City do të sfidojë kryesuesit e kampionatit anglez në “Etihad” të premten e 27 janarit, sfidë e raundit të 1/16-ve në FA Cup që do të transmetohet në SuperSport. “Nuk duhet të lejoja shitjen e tyre tek Arsenali? Pse jo? Për shkak pse ata po fitojnë?
Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për Gabriel dhe Alex. Sigurisht që ne do të zbresim në fushë për t’i mposhtur ata. Ne ramë dakord për shitjen e tyre, pasi ata kishin vite te City dhe donin sfida të reja”, deklaroi trajneri spanjoll.