Nga Gjergj KOLA
Formen e shkelqyer qe po tregon me kombetaren U17 te Shqiperise, ku ne 12 ndeshje ka arritur te shenoje plot 11 gola, sulmuesi shkodran Gabriel Kulla po e vijon me paraqitjet e tij edhe ne kampionatin italian te Seria A per kete grupmoshe.
Ai eshte shfaqur si protagonisti kryesor edhe ne fitoren e sotme me shifrat e thella 5-0 ndaj ekipit Carrarese, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 10-te te kampionatit. Kulla ka qene lojtari i cili ka hapur serine e golave duke shenuar te parin dhe me pas edhe te dytin.
Me keto dy gola, sulmuesi i kombetares shqiptare e ka çuar ne 6 numrin e tyre duke shenuar kesisoj 1/3 e golave per ekipin me te cilin ai luan- Sassuolo. Por njekohesisht, Gabriel Kulla kryeson listen e golashenuesve me te mire te kampionatit, bashke edhe me tre futbolliste te tjere, Bellone te Genoa, Samb te Juventusit dhe Falasca te Torinos.
Por ne ndryshim nga dy te paret, te cilet nga nje gol i kane shenuar me 11-netersh, Kulla te gjashte golat i ka shenuar nga loja e kjo ia rrit edhe me shume vlerat. Me golat e tij, ai po “merr per dore” edhe ekipin e Sassuolos i cili vijon ngjitjen ne renditje dhe per momentin ndodhet ne vendin e shtate me 12 pike, por ka nje ndeshje me pak te luajtur. Por me siguri qe shume shpejt ajo do te ngjitet edhe me lart ne renditje dhe nje ndihme shume te madhe per kete po jep padyshim Gabriel KULLA./www.shkodrasport.com/