Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla e ka nisur me gol aventuren e tij te re tek ekipi i Sassuolos. Ne ndeshjen e djeshme te vlefshme per javen e pare te kampionatit te 17 vjeçareve ne Itali, ai jo vetem ka lene gjurme me lojen e tij por edhe e ka gjetur golin e pare dhe madje ka qene shume prane edhe nje te dyti.

Sassuolo U17 e ka luajtur ndeshjen e pare ne transferte me Sampdorian dhe rezultati perfundimtar i takimit ka qene ai 3-3. Shkodrani Kulla jo vetem eshte zgjedhur si titullar nga trajneri Papalato, por ka qene nje pike referimi gjate gjithe kohes per skuadren e tij.

Nderkohe ne minuten e 40-te te ndeshjes, 16 vjeçari e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Sampdorias duke shenuar golin e barazimit per ekipin e tij. Ne pjesen e dyte nderkohe, Kulla ka qene serish disa here prane golit, por ka qene i pafat. Natyrisht edhe per merite te portierit kundershtar me pritjet e bera.

Gjithsesi me nje start i tille, Gabrieli ka marre edhe vleresimet e stafit teknik. Nderkohe mbremjen e sotme ai do te mberrije ne Shqiperi per t’iu bashkuar kombetares U17 per dy ndeshjet miqesore qe ajo do te luaje ndaj Luksemburgut. Kujtojme qe deri tani Kulla ka luajtur 5 ndeshje me kete kombetare dhe ka shenuar 5 gola, duke treguar aftesite e tij dhe duke i bindur te gjithe se ai do te jete sulmuesi i se ardhmes per kombetaren kuqezi.
Gjergj KOLA