Vllaznia ka fituar në ndeshjen e parë të fazës së dytë, atë të luajtur pasditen e sotme në Peshkopi ndaj Korabit me rezultatin 2-1. Po ashtu, edhe ndjekësi i tij më i afërt- Erzeni, ka fituar edhe ai në shifrat 1-0 ndaj Ilirisë.
Në këtë mënyrë diferenca në mes vendit të parë dhe të dytë ka mbetur sërish 5 pikë, aq sa ka qenë edhe javën e kaluar. Por nuk mendon kështu Federata Shqiptare e Futbollit e cila në faqen e saj zyrtare deklaron tjetër gjë.
Sipas saj, Vllaznia ka 25 pikë pas javës së 10-të të kampionatit ndërsa Erzeni ka 21 pikë. Pra, diferenca sipas FSHF-së nuk është pesë por katër. Realisht ky i fundit ka 20 pike te grumbulluara pas kesaj jave.
Një gabim që gjithsesi do të korigjohet sepse realisht, diferenca në mes dy ekipeve është pesë. Pritet që shkodranët dhe shijakasit të jenë rivalët kryesorë me njëri-tjetrin deri në fund të kampionatit sepse janë dy ekipet që kanë treguar më pak oshilacione në krahasim me ekipet e tjera.
© shkodrasport.com