Përgjegjësit e faqes së Tëitter të Serisë A, duket se e kanë tepruar pak me festimet këtë fundviti, pasi në urimet e tyre për fillimin e 2021, kanë bërë një gafë të çuditshme.
Faqja zyrtare e Ligës ka publikuar një foto urimi ku në teori duhej të përfshiheshin të gjitha skuadrat, por në realitet nuk ishte kështu.
Në foton e publikuar filimisht, për çudinë e të gjithëve mungonte Lacio dhe kanë qenë të shumtë ndjekësit që kanë vënë re se kampionati nuk ishte me 19 klube por me 20.
Nuk kanë munguar edhe batutat e shumta si dhe akuzat se ata që mirëmbanin këtë faqe si zakonisht ishin të gjithë tifozë të Romës.
Pas pak, fotoja është fshirë dhe disa minuta më vonë është rishfaqur një foto tjetër, ku si përfaqësues i Lacios ishte vendosur Çiro Imobile, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian në sezonin e kaluar. “Tani jemi të gjithë”, shkruhej në komentin e Ligës së futbollit që korrigjoi kështu gafën e saj. /vipsport/