Merkato e verës dhuron gjithmonë transferime të bujshme, por edhe gafa të bujshme. Më të pabesueshmen e këtij viti e regjistroi këto ditë skuadra turke e Menemenspor, në kategorinë e dytë të këtij vendi.
Mediat turke kanë mësuar se pasi kishin parë videot, kishin kontaktuar me menaxherin dhe siguruar firmën me Lamin Xhallou, sulmuesin e Salernitanës i cili është një emër i njohur në Serinë B. Të gjithë e pritnin me shumë gëzim këtë blerje, duke menduar se kishin bërë lëvizjen më të bujshme të kategorisë së dytë turke.
Por në fakt nuk bëhej fjalë për atë lojtar, por një futbollist që mbante të njëjtin mbiemër, Alfa Xhallou dhe që aktivizohej në kategorinë e tretë portugeze. Lojtari firmosi dokumentet e më pas u paraqit në klub, ku u kuptua gafa që ishte bërë.
Klubi doli me komunikatë për shtyp duke shpjeguar se marrëveshja nuk ishte finalizuar, pasi ai kishte dështuar në testet mjekësore. Por më pas u mësua se lojtarin e kishin paguar duke e lënë të lirë menjëherë. /vipsport/