E ardhmja e Granit Xhakës në Leverkusen po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, me raportet që e lidhin mesfushorin me Galatasaray dhe klube nga Arabia Saudite.

Xhaka po mendon të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit, sipas “Sky”. Raporti shton se kampionët e Bundesligës do të ishtin të hapur për të lënë 32-vjeçarin të largohej për një tarifë modeste.

Galatasaray thuhet se është veçanërisht “i etur” për nënshkrimin me mesfushorin zviceran, i cili thuhet se është i interesuar nga paketa fitimprurëse financiare që ofrohet nga gjigantët turq.

Ish-mesfushori i Arsenal dhe Borussia Monchengladbach është lidhur gjithashtu me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Që kur u bashkua me Leverkusen nga Arsenali në verën e vitit 2023 për 15 milionë euro të raportuara, Xhaka ka qenë një figurë kyçe nën drejtimin e Xabi Alonso. Ai nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2028.