Drejtori i Përgjithshëm i Monzas, Adriano Galliani, në deklaratën e tij në Milano, para fillimit të asamblesë së “Lega Serie A”, foli edhe për idenë e tij në lidhje me propozimin e disa klubeve për të ndryshuar formatin e kampionatit elitar italian: “Ajo që unë mendoj është shumë e thjeshtë. Prej 20 vitesh, Serie A luan me një format prej 20 skuadrash.

Kampionati ka mbetur gjithmonë i njëjtë, me FIFA dhe UEFA që kanë ndryshuar, duke luajtur gjithnjë e më shumë ndeshje. Pse ta ndryshojmë formatin për tri apo katër skuadra? Apo për një a dy skuadra që do të luajnë një Botëror për Klubet? Disa skuadra italiane po luajnë më shumë ndeshje të drejtuara nga organizata të tjera, jo liga jonë. Kalendar i mbushur me ndeshje? Po kush e mbush atë? Jo Federata Italiane e Futbollit”.

Agjenti i Di Gregorio tha se Interi nuk mund ta përballojë atë, ndaj po mendon për Juventusin: “Unë nuk kam folur me asnjë ekip. Lojtari ka një kontratë 3-vjeçare, agjenti është një person i mirë, jemi të qetë për këtë. Unë gjithmonë mendoj vit pas viti, kam qenë i tillë edhe te Milani. Nuk dua të flas për tregun e transferimeve tani”.

Ishte një javë speciale; fitorja e parë ndaj Milanit dhe goli i parë nga djali i Paolo Maldinit: “Për mua është romantike që dy golat në Salerno u shënuan nga dy djem, njëri i lindur në Milano dhe tjetri në Monza; njëri tjetri i rritur në sektorin e të rinjve të Milanit dhe rjetri në sektorin e të rinjve të Monzës. Telefonata e parë që bëra pas ndeshjes ishte me Paolo Maldini. Atij i thashë: “Më në fund një Maldini që shënon gola dhe jo një mbrojtës si ti, që nuk shënove kurrë. Ai filloi të qeshte si i çmendur”./telesport/