Kampionati i Superligës tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë të sezonit. Kur duhen edhe 7 jave nga përfundmi i Superligës po luhet fort si për zonën e Europës dhe po ashtu për zonën e rënies nga kategoria.
Nga java në javë gara bëhet më e fortë dhe e paparashikueshme, por edhe po paragjykohet për shkak të orareve kur luhen ndeshjet.
Sërish edhe kjo javë sjell polemika. Për zonën e mbijetesës ku në garë janë Kamza, Vllaznia dhe Teuta, ndeshjet e këtyre ekipeve nuk luhen në të njëjtën ditë.
Kështu Kamza dhe Vllaznia do i luajnë takimet e tyre në orën 16:00 ditën e shtunë. Pas 24 orësh do luajë Teuta në Vlorë kundër Flamurtarit.
Gara është me të vërtetë interesante, por për të mos pasur paragjykime apo edhe tolerime në ndeshje të caktuara ato duhet të luhen në të njëjtin orar dhe në të njëjtën ditë në këto javë të fundit në mënyrë që në fund të kampionatit çdo ekip të marrë atë që meriton./newsport/