Diferencat mes skuadrave të Abissnet Superiores këtë edicion janë mjaft të vogla, çka kuptohet dhe nga ngjeshja e ekipeve në renditje, teksa në harkun kohor të tri javëve objektivat e pjesës më të madhe të ekipeve mund të ndryshojnë.
Tirana, Partizani dhe Vllaznia duken një hap para skuadrave të tjera në garën për titullin kampion. Dy ekipet e kryeqytetit dhe kuqeblutë e Shkodrës këtë sezon po tregojnë diçka më tepër se ekipet e tjera në fushën e lojës, cka reflektohet edhe nga fakti se kanë krijuar një hendek të vogël me pjesën tjetër të skuadrave.
Tirana, kampione në fuqi kryeson pas 22 javësh me me 40 pikë, duke u konsideruar dhe si skuadra që ka më tepër stabilitet, por dhe një ekip të kompletuar. T
re pikë më pak ka marrë Partizani, që ka bërë kthesën në javët e fundit duke marrë 6 pikë ndaj Bylisit dhe Erzenit, ndërsa në vendin e tretë është Vllaznia, që po ashtu e pranon me plot gojë se qëllim i vetëm i saj është titulli që aq shumë e duan.