Mançester Junajtid do ta lejojë Kristiano Ronaldon që të largohet në verë, ndonëse sulmuesi portugez ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”.

Nuk është më një lajm se 37-vjeçari nuk është i kënaqur me rezultatet e “Djajve” dhe nëse ata do të dështojnë që të renditen mes katër vendeve të para, atëherë ai do të kërkojë të largohet.

CR7 u rikthye në verë pas 12 vitesh në Mançester dhe po tregon se është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës me 15 golat që ka shënuar këtë sezon.

Por rezultatet e skuadrës kanë qenë jo në nivelin që ai priste dhe “Mirror” raporton se klubi nuk do të bllokojë rrugën e tij nëse sulmuesi do të dëshirojë që të largohet në fund të sezonit po nuk u kualifikuan në Champions. PSG-ja është një nga destinacionet e tij të mundshme.