Barcelona ka triumfuar 2-0 në udhëtim te Las Palmas në kuadër të javës së 25-të në La La Liga.
Las Palmas ia bëri gjërat e vështira skuadrës katalunase në 45 minutat e parë, duke ua rrezikuar portën disa herë.
Mirëpo, edhe Barcelona kishte rastet e saja, por pa arritur t’i konrektizonte atë.
Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e bëri në të dytën.
Lamine Yamal e gjeti për mrekulli Dani Olmon, që realizoi golin e epërsisë për Barcelonën në minutën e 62-të.
Ferran Torres e vulosi fitoren e skuadrës katalunase, kur shënoi në minutën e 90+5-të me asistimin e Raphinas.
Me këtë fitore, Barcelona është lidere në La Liga me 54 pikë, një më shumë se Atletico dhe tri më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/