Nga Endri ÇINARI

Kampionati shqiptar në dy javët e fundit të tij ka hyrë në një fazë shumë intersante. Deri më tani janë zgjidhur vetëm 3 enigma, që skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë siguruar matematikisht “final 4”.

Ndërsa përsa i përket vendit të katërt dhe ekipeve që do bien nga elita apo do luajnë në “play out” gjithçka mbetet e hapur. Ndeshjet e së shtunës të cilat u luajtën të gjitha në orën 15:30, vërtetuan tashmë se fusha është një faktor i rëndësishëm në këto raunde.

Kjo pasi nga 5 ndeshjet e luajtura për javën e 34-ët kishte 4 fitore të ekipeve vendase dhe 1 barazim. Kështu duke nisur nga fitorja më e pastër, ajo e Vllaznisë ndaj Dinamos në shifrat 3-0. Sukses që i garantoi shkodranëve sigurimin matematikor të “final 4” dhe që i mban në garë për renditjen në dy vendet e para deri në fundin e edicionit. Një fitore jetike në shtëpi arriti edhe Teuta, me durrsakët që falë një penalltie në minutën e 85-të siguruan 3 pikë ndaj Laçit.

Në distancë dueluan për vendin e katërt edhe Elbasani dhe Partizani. Me të dy skuadrat që iu falën fitoreve minimale në shtëpitë e tyre. Ku elbasanasit mposhtën 1-0 Bylisin e ndërsa kryeqytetasit po ashtu morën 3 pikë të arta falë fitores 1-0 ndaj Egantias. I vetmi ekip që arriti të merrte pikë në transfertë ishte Tirana. Me bardheblutë që morën një pikë me vlera në Korçë përballë vendasve të Skënderbeut.

Me korçarët që fillimisht kishin kaluar në avantazh fillimisht me Nasr, gol që u arrit nga Ndreca. Për shifrat përfundimtare 1-1, që i lë të dy skuadrat në tension për rënien nga Superliga. Pra, ndeshjet shtëpiake duket se shndërrohen në një “bonus” për shumë ekipe në këtë periudhë. Ku gara vijon të jetë e “egër” në një moment ku kanë ngelur dy javë nga fundi i edicionit.