Dënimi me burg mund të kthejë përsëri Ronaldinjon në futbollin e luajtur, ose më saktësisht në minifutboll. Ish-yli brazilian i futbollit, i burgosur në Paraguaj pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e këtij vendi me një pasaportë false, tashmë është bërë objekti i dëshirave të të burgosurve në burgun ku gjendet, pasi e duan të bëhet pjesë e ekipeve të tyre në turneun ‘Cuadrilátero’.

Të burgosur dhe policë të moshës mbi 35 vjeç marrin pjesë në këtë turne dhe i kanë kërkuar lojtarit që të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Sipas “ABC TV Paraguay”, të burgosur të ndryshëm i kanë propozuar atij që të veshë fanellën me emrin e skuadrave që përfaqësojnë. “Villa Real, Pira Guasu, Halkones, Çakarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Kumbiero janë ekipet që rivalizojnë për të”, thekson ky burim.

Por nëse Ronaldinjo do të pranojë të marrë pjesë në aktivitet, do të duhet të respektojë një rregull të qartë: ai nuk duhet të shënojë gol.

Atij do t’i duhet që të luajë e në fund të mos gjuajë në portë, por t’i pasojë një shoku të skuadrës për të dërguar topin në rrjetë, rregull që Ronaldinjo e ka pranuar parimisht por nuk ka vendosur ende se cilit ekip do t’i bashkohet.

Atje, lojtari I cili paguhej dhjetëra miliona euro në vit, do të luajë për një çmim shumë “prestigjioz”. Skuadra triumfuese në turne do të fitojë një derr prej 16 kilogramësh të cilin më pas mund ta shijojë në një banket me të burgosur të tjerë të ftuar. /vipsport/