Nga Gledion KOLA
Për shkak të kësaj situate të krijuar prej Coronavirusit, futbolli në vendin tonë e në shumë vende të tjera është ndaluar.
Malli për futbollin ka krijuar ndjesi të ndryshme të veçanta për shumë njerëz, futbollistë e trajnerë dhe sigurisht pa harruar mbështetës të ndryshëm të skuadrave, TIFOZËT e zjarrtë.
Mungesë e madhe për ato që e duan futbollin, që e luajnë atë dhe ato që e drejtojnë atë. Të gjithë këto njerëz që i përkasin jetës së futbollit shpresojnë se një ditë çdo gjë do mbarojë.
Do jenë të lirë të luajnë futboll,ta drejtojnë e ta mbështesin atë, gjithashtu kanë shpresë që kjo ditë do jetë sa më afër. Këtë shpresë nuk duhet ta humbasë askush!
PANIK JO, KUJDES PO!