Deri më sot, në një ndeshje futbolli, në pushimin e ndeshjes ndodh të thuhet “të marr diçka për të pirë” sa të nisë pjesa e dytë.

Pas 27 Tetorit tani tifozët mund dhe të hanë drekë ose darkë pa humbur asgjë pasi IFAB, ka në tryezë propozimin e madh për të zgjatur pushimin mes ndeshjeve nga 15 në 25 minuta.

Një revolucion do të ishte sepse futbolli nuk ështê karakterizuar nga një ndërprerje kaq e gjatë dhe ideja e zgjatjes së pushimit është për të futur disi modelin amerikan mes ndeshjeve me spektakël dhe cheerleaders.

Propozimi është bërë nga CONMEBOL, konfederata e futbollit të amerikës latine dhe më 27 tetor, bordi i IFAB, do të vlerësojë këtë propozim.

Kujtojmë që një propozim për zgjatjen deri në 20 minuta të pushimit mes pjesëve u bë edhe në 2009 por u refuzua nga FIFA./Ora News/.