Laçi me Shpëtim Duron në krye do të tentojë të arrijë objektivat. Kurbinasit këtë sezon janë ndërtuar për të pretenduar titullin ndërsa kanë pësuar “firo” rrugës. Donald Rapo dhe Teco Franco nuk janë më pjesë e klubit, duke u kërkuar nga skuadrat e Superligës së Kosovës.
Një tjetër mungesë që ka shqetësuar trajnerin Shpëtim Duro është ajo e sulmuesit dhe golashënuesit të sezonit të shkuar, Kyrian Nwabueze.
Afro-amerikani prej javësh nuk është gati për stafin teknik, teksa ofertat për të nuk mungojnë. Vetë Duro u shpreh se nuk do ta merrte drejtimin e skuadrës nëse do dinte se sulmuesi nuk do luante.
Zyrtarisht 27 vjeçari vuan një dëmtim, teksa më herët ka pasur interes nga skuadrat turke, me kontratën që i skadon me kurbinasit verën e këtij viti./newsport/