Vllaznia ka nisur prej një jave përgatitjet për sezonin e ri 2024-25. Shkodranët kanë zbritur në fushën e lojës vetëm pas 12 ditësh pushime dhe madje duke zhvilluar edhe një takim miqësor. Kjo për tu përgatitur më mirë edhe për verën, ku kuqeblutë shpresojnë të jetë sa më e gjatë në kupat e Europës.
Ku madje nesër do mësohet edhe kundërshtari i parë i shkodranëve në turin e parë të Conference League. Pas pak ditësh po ashtu kuqeblutë do udhëtojnë drejt Medjugores, ku do zhvillojnë fazën përgatitore. Në një ambient mjaft komod e me një klimë mjaft të favorshme për të zhvilluar një stërvitje sa më frytdhënëse.
Me ekipin patjetër që do jenë edhe lojtarët e ardhur së fundmi si: Qato, Deliu, Bajrami apo Kahrimanovic. Megjithatë merkato e Vllaznisë nuk pritet të mbyllet me kaq. Kjo pasi në fokusin e drejtuesve është një mbrojtës i majtë. Për të mbuluar edhe boshllëkun që ka lënë në linjën e majtë 27-vjeçari pas largimit.
Po ashtu tek shkodranët kërkohet një goditje e madhe në sulm. Ku pas rinovimit të Males, një tjetër sulmues krahu apo qëndror është në synimin e drejtuesve. Një futbollist që mund të bëjë diferencën dhe që mund të sjellë diçka të re për sulmin kuqeblu në sezonin që do nisë në gjysmë të korrikut. Ku Vllaznia do zbresë në fushë për ndeshjet zyrtare të Conference League.
Endri ÇINARI