Majk Tajson një nga legjendat e boksit, prej kohësh është në përgatitje për t’u rikthyer në ring. Diçka e tillë mund të ishte normale, derisa shikon se mosha e Tajson është 54-vjeç.

Megjithatë, ky fakt duket se nuk e pengon një legjendë të dhurojë sërish spektakël për fansat e tij.Kështu, duke parë përgatitjen e tij masive së fundmi, atij i ka mbërritur edhe një ofertë.

Bëhej fjalë për një ndeshje boksi, por pa dorezat. Nëse do të pranonte atëherë në llogarinë e Tajson do të kalonin menjëherë 20 milionë dollare.

Mirëpo, Tajson nuk ka pranuar dhe këmbëngul se po punon që të rikthehet në ring vetëm për të ushtruar boksin tradicional. /VipSport/