Ndonese jane ditet e para te vitit te ri, Abdurrahman Fangaj s’e ka ndalur stervitjen dhe po vijon me intensitet pergatitjet ngaqe deshiron t’i bashkohet se shpejti ekipit te Vllaznise.
Mbrojtesi shkodran qe para pak muajsh iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale ne gju, eshte ne fazen e rehabilimit dhe gjerat deri tani kane shkuar mire.
Vete lojtari pas 5 vitesh aktivizimi me Laçin, ne vere iu ribashkua Vllaznise me te cilen firmosi nje kontrate afatgjate. Kuptohet qe drejtuesit kuqeblu i kane bere llogarite per ta patur ne dispozicion ate ne fillim te vitit 2021 dhe keshtu duket se po ndodh.
Fangaj e ka kaluar periudhen e rehabilimit ne palester dhe prej kohesh ka zbritur ne fushen e stervitjes duke zhvilluar vrapime individuale per te rritur parametrat fizike.
Gjerat deri me tani kane shkuar mire dhe ne ditet e ardhshme pritet t’i bashkohet ekipit ne stervitje. Kuptohet qe atij i duhet edhe pak kohe per te qene i gatshem per loje, megjithate e rendesishme eshte qe gjerat kane shkuar mire deri me tani./SHKODRA-SPORT.COM/