Federata Shqiptare e Futbollit ka shumë mundësi të hedhë shortin e Kategorisë Superiore gjatë kësaj jave. Burime pranë institucionit të futbollit bëjnë me dije se shorti i kalendarit do të hidhet, por jo detyrimisht do të fillojë kampionati në datën e paracaktuar (24 gusht).
SKËNDERBEU
Rreth klubit korçar rrotullohen shumë gjëra. Vendimi i lënë në fuqi nga KAS ka kapur gafil edhe federatën, e cila është në dilemë të madhe nëse duhet ta nisë garën me një ekip që nuk pretendon për asgjë, apo duke qenë se dënimi për manipulimet mbeti zyrtar, ta rrëzojë një ose dy kategori më poshtë.
Për këtë temë do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv dhe mund të marrë një vendim këtë javë, ose javën tjetër.Burime nga FSHF bënë me dije se edhe nëse nuk mblidhet KE, shorti do të hidhet me Skënderbeun në vazo.
Nëse më pas korçarët do t’i zbresin nga kategoria, atëherë vendin e tij në superiore dhe në kalendar do ta zërë ekipi që do të ngjitet nga Kategoria e Parë.