Marseille e Gattuso arriti një tjetër sukses, fitoi pozicione të mëtejshme në renditje dhe iu afrua vendit të katërt të Ligue 1. Sfida ndaj Lyon përfundoi me rezultat të pastër 3-0. Trajneri kalabrez ishte në qendër të skenës, si protagonist në dy situata kurioze gjatë ndeshjes.
Fillimisht ishte autori i një stopimi të topit me takë, plot finesë, më pas “vodhi” pamjen kur përshëndeti anëtarët e pankinës, duke bërë shaka me njërin prej tyre, i cili i punoi një rreng miqësor trajnerit në përplasjen e duarve.
Marseille-Lyon ishte rikuperim i Ligue 1. Ndeshja fillimisht ishte menduar të luhej më 29 tetor, kur pati një sulm nga tifozët vendas ndaj autobusit të Lyon, me Fabio Grosso duke paguar pasoja shumë të rënda, u ça në vetull nga goditja me sende të forta. Megjithatë, Grosso nuk është më në pankinën e Lyon, ai që e zëvendësoi humbi ndeshjen e dytë radhazi.
Para ndeshjes, Gattuso kishte një apel për tifozët e OM, duke i ftuar ata të qetësoheshin. Apeli u pranua, atmosfera ishte e qetë. Në fushë suksesi ishte i jashtëzakonshëm, 3-0 nga golat e Vitinha, Murillo dhe Aubameyang.
Kur ndeshja po përfundonte, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit përshëndeti të gjithë lojtarët e pranishëm në stol, mes tyre ishte edhe sulmuesi Aubameyang dhe marokeni Ounahi. Gattuso i përshëndeti një nga një, përplasi duart me të gjithë.
Kur erdhi radha e Ounahi, mesfushori, ndoshta ngaqë ishte i lodhur pas ndeshjes, nuk bëri si të tjerët. Duke mos e zgjatur dorën për ta “tokur” me trajnerin, e nxori blof këtë të fundit. Lojtari bëri sikur e zgjati dorën, por nuk e preku atë të trajnerit, i cili duke parë pamjet duket se nxehet, hidhet mbi të në stolin e rezervave, por në realitet e gjitha është shaka.
Gattuso afrohet, bën një hap të shpejtë, përpara se ta përqafojë mesfushorin e ulur në pankinë mes të qeshurave të lojtarëve të tjerë, të cilët tregojnë se vlerësojnë mënyrat e drejtimit të Gattuso. Ounahi sigurisht që nuk do ta përsërisë më gjestin e përplasjes së duarve…/telesport/
Azzedine Ounahi feinted on the high-five offering from Marseille boss Gennaro Gattuso – big mistake! pic.twitter.com/YCnjb6viLV
— Get French Football News (@GFFN) December 6, 2023