Andrea Pirlo po projektohet si trajneri i ri i Juventusit. Si një regjisor në mesfushë kur ishte lojtar, besohet shumë se italiani mund të ecë në hapat e Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane.
Barcelona dhe Real ndoqën një rrugë me këta dy trajnerë, duke u besuar fillimisht ekipin dytë. Më pas sukseset e spanjollit dhe francezit i dinë të gjithë me klubet e tyre në Spanjë. Këtë po mendon edhe Juventusi, sikurse raporton “La Stampa”.
Pirlo sezonin e ardhshëm mendohet të marrë drejtimin e ekipit të dytë dhe më pas në të ardhmen mund të shikohet nëse ka potencialin për të marrë përsipër bardhezinjtë. Fillimisht gjithçka do të nisë nga Juventus U23.
Ai eshte nje nga simbolet e futbollit italian dhe kuptohet qe tashme duhet pare karriera e tij si trajner. Shume prej emrave te njohur te futbollit ne fakt edhe kane deshtuar ne kete drejtim, megjithate ka patur edhe prej atyre qe kane bere mire dhe dy shembujt e mesiperm jane nje pjese e ish- futbollisteve te suksesshem qe bene karriere edhe si trajnere.