Gazeta “Shkodra Sport” ka organizuar pasditen e sotme edicionin e rradhes te “Me te mireve te vitit 2023”. Ne te kane marre edhe te gjithe drejtuesit e pushtetit lokal, Prefektja, zj. Majlinda Angoni, Kryetarja e Keshillit te Qarkut zj. Marina Duhani, kryetari i Bashkise Shkoder z. Benet Beci, kryetari i Keshillit Bashkiak z. Oltion Luli si dhe shume personalitete te tjera te sportit.
Nen moderimin e Alma Mehmetajt, ne fillim jane dhene tre “Mirenjohje” per familjet sportive “Basha” e “Gruda” ne futboll dhe familjes “Shkoza” ne xhudo. Njekohesisht Bashkia Shkoder ka nderuar me “Mirenjohje” me rastin e 80 vjetorit te lindjes veteranin e futbollit shkodran Rauf Çanga.
Me pas i ka ardhur rradha vleresimit te “10 personazheve me te mira te vitit” qe kane dale nga votimi i sportdashesve, gazetareve dhe specialisteve te çdo sporti. Fitues per kete vit jane shpallur ekipi i boksit te Vllaznise, ekipi i futbollit te femrave te Vllaznise, ekipi i atletikes se meshkujve te Vllaznise. Te tre keto ekipe jane nderuar per titujt kampion dhe sukseset qe kane patur edhe gjate ketij viti.
Po ashtu, jane vleresuar ne “10-shen” me te mire edhe boksieri Nelson Hysa, atleti Franko Burraj, futbollistet Megi Doçi e Bekim Balaj, basketbollistja Bernada Rreshpja, volejbollisti Nikolin Qafaren dhe tenistja Gresi Bajri. Nderkohe qe ka patur edhe nje çmim te veçante, ate te publikut per futbollistin Esat Mala.
Nderkohe jane vleresuar edhe “10 talentet me te mire te vitit 2023” te cilat kane qene: Kolindo Kiri (atletike), Klaudia Borci (futboll), Kevin Dodaj (futboll), Hysen Karmenshtna (artet marciale- MMA), Paola Gjyshja (volejboll), Flavio Venomi (çiklizem), Antonino Mullisi (peshengritje), Medina Hykaj (basketboll), Viki Tafrruku (not) dhe Demian Çuni (xhudo).
Gazeta “Shkodra Sport” i eshte mirenjohes te gjithe partnereve qe ndihmuan ne organizimin e kesaj ceremonie LCF Elektro, Melibau, Florian Zekja (ND Albania), BM Group, Kantinen Medaur, Suad Licin, Lik Canin, Sezai Shpuzen dhe Ferdinand Jakun. Ndihma e tyre na e beri me te lehte gjithçka por na dha edhe motiv per te bere gjera edhe me te bukura per sportin shkodran ne te ardhmen.