Barcelona do të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër gjatë merkatos së verës. Deshtimi edhe sivjet ne perpjekjet per te fituar Champions League, e ben te detyrueshme reformen.

E përditshmja sportive “AS” shkruan se klubi katalanas do të nxjerrë në shitje plot 10 futbollistë, të cilët konsiderohen si të pa dobishëm.

Kevin Prince Boateng, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen, Jasper Cillesen, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Malcom, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Denis Suarez janë emrat që sipas “AS” do të largohen nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe lojtare te tjere me emer te cilet do te tentojne te largohen nga Barcelona per te shkuar ne ekipe te tjera.