Mbrëmjen e sotme natyrisht që Ernest Gjoka është parë edhe i nervozuar sepse nuk e priste një humbje të tillë ndaj Kukësit. Por në konferencën për shtyp, ai është munduar të mbahet duke përcjellë besim për ndryshim të situatës. Por në një moment, njëri nga gazetarët e ka pyetur sesi shpjegohet që në fushë kishte lojtarë mbipeshë që u dukej qartë barku dhe kilogramët e tepërt? Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit të Vllaznisë i cili ka reaguar në të njëjtën mënyrë duke iu përgjigjur po me një pyetje gazetarit:

“Ju keni peshore që e thoni një gjë të tillë?”. Gazetari ka vazhduar sërish të jetë sërish në të njëjtën linjë dhe i ka thënë se nuk është e lehtë ta konstatosh mbipeshën e ndonjërit prej lojtarëve dhe Gjoka sërish ka thënë: “Nuk janë mbipeshë”. Numri 1 i pankinës shkodrane ka marrë në mbrojtje lojtarët e rinj ndonëse ata nuk dhanë më të mirën në këtë ndeshje por ka shprehur besimin se sëbashku do ia dalin ta nxjerrin Vllazninë nga gjendja ku ndodhet.
© shkodrasport.com