Kater vite pas inagurimit, stadiumi “Loro Boriçi” pret te mbaje mbi supe nje numer te madh tifozesh. Por kete here ata te Vllaznise te cilet duken shume entuziast per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres qe duket se po rikthehet.
Kete shprese ne fakt ka edhe gazetari i njohur i “Top Channel” Endi Tufa qe ka shperndare ne rrjetet sociale nje foto te kater viteve me pare, kur ne Shkoder inagurohej stadiumi “Loro Boriçi” me ndeshjen Shqiperi- Marok.
“Ishallah po mbushet prap ky stadium 4 vite pas inagurimit edhe nga Vllaznia”- shkruan Tufa ne postimmin e tij te bere gjate dites se sotme.
Ne fakt, “Loro Boriçi” me perjashtim te ndeshjeve te para te kombetares tone por edhe te Kosoves, me pas, nuk ka ndjere peshen e nje numri te madh te tifozeve. Ndoshta ka ardhur momenti qe kjo gje te ndodhe.
www.shkodrasport.com