Shqipëria nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Turqisë. Ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër u mbyll me rezultatin 0-2.
Përveç rezultatit në fushën e lojës u pa dhe një skuadër pa ide e çorientuar në fushën e lojës dhe kjo gjë i faturohet pikërisht ish-trajnerit Panuçi.
Gazetari i “RTSH Sport”, Pano Xhixho është treguar disi i ashpër me Panuçin pasi ka publikuar dy foto në faqen e tij në Instagram.
Në foton e parë që është bërë nga dhomat e zhveshjes së kombëtares gazetari është shprehur ” Të gjitha i ka shkruajt, vetëm skemën fituese jo”, ndërsa përsa i përketë shkarkimit të tij, Pano Xhixho postoi një foto me trajnerin Panuçi dhe me dixhiturën “Ciao Mister… Na ço një zile kur ta mësosh si profesion… “.